play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

1616 Results / Page 12 of 180

Background

Sport

Lista për Ligën e Kombeve, Maran zhvillon tur për të ndjekur lojtarët

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka zhvilluar gjatë javës së kaluar një tur në disa vende të Europës, në kuadër të punës përgatitore për sfidat e edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Tekniku italian ka ndjekur nga afër disa prej ndeshjeve të klubeve ku aktivizohen futbollistë të Kombëtares shqiptare, me fokus të veçantë te lojtarët që nuk kanë qenë në dispozicion për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor […]

today09/09/2026

Sport

Kombëtarja U-21, miqësore me Ukrainë në Hungari

Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet për Kampionatin Europian U-21, “EURO 2027”, teksa Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën Ukrainase të Futbollit për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore. Shqipëria U-21 do të përballet me Ukrainën U-21 më 5 tetor 2026, në Debrecen të Hungarisë. Orari i takimit do të përcaktohet dhe bëhet i ditur në një moment të dytë. Kjo sfidë është pjesë e programit të përgatitjeve të Kombëtares […]

today08/09/2026

Sport

Elena Sadiku, në elitën e futbollit të femrave

Një shqiptare është ngjitur në elitën e futbollit botëror. Elena Sadiku është nominuar për çmimin “Trajnerja e Vitit 2026”, një prej vlerësimeve më prestigjioze që do të ndahet në ceremoninë e Topit të Artë, më 26 tetor në Angli. 32-vjeçarja e lindur në Gjermani, është mes vetëm pesë kandidateve për këtë trofe, duke shënuar një arritje historike për futbollin shqiptar të femrave. Në garë me të janë 4 trajner meshkuji […]

today08/09/2026

Sport

“Topi i Artë”, publikohet lista me 30 kandidatët

Edicioni i 70-të i Topit të Artë do të zhvillohet të hënën, më 26 tetor 2026, dhe për herë të parë ceremonia do të largohet nga Parisi për t’u mbajtur në Londër. “France Football” ka publikuar listën me 30 kandidatë për Topin e Artë për meshkuj, ku vetëm një futbollist i Serie A është përfshirë, Lautaro Martinez. Në listë janë edhe Lionel Messi, Kylian Mbappè, Lamine Yamal, Erling Haaland, Harry […]

today08/09/2026

Sport

“Zhduket” VAR-i në Serinë A, asnjë penallti dhe thirrje për rishikim

Serie A po kalon një ndryshim në mënyrën e përdorimit të VAR-it, pas qasjes së re të Daniele Orsatos, i cili është emëruar dezenjator i arbitrave për Serie A dhe Serie B. Në dy javët e para të kampionatit nuk pati asnjë ndërhyrje të VAR-it dhe asnjë penallti të akorduar. Edhe java e tretë, duket në të njëjtën linjë. Qasja e re synon më pak ndërprerje për protesta, dëmtime dhe […]

today07/09/2026

Sport

Bitcoin rikthehet në rritje, analistët presin një valë të re fitimesh

Bitcoin po rikthehet në qendër të vëmendjes së tregjeve pas disa javësh lëvizjesh të kufizuara. Kriptomonedha tashmë vlen 75–80 mijë dollarë, ndërsa analistët vlerësojnë se rritja e fundit është mbështetur nga disa zhvillime të rëndësishme në tregjet financiare. Sipas Javier Molina-s, analist tregu në eToro, rikthimi i Bitcoin është ndikuar nga ndërhyrjet e Thesarit Amerikan në tregun e obligacioneve, propozimet e reja të autoriteteve amerikane për rregullimin e tregut të […]

today04/09/2026

Sport

Fokusi te rinovimi, Milani kërkon të “blindojë” dy lojtarë kryesorë

Pas mbylljes së merkatos, Milani ka nisur të fokusohet te rinovimet e kontratave të disa prej lojtarëve kryesorë. Dy çështjet më të rëndësishme janë ato të Adrien Rabiot dhe Strahinja Pavlovic, kontratat e të cilëve përfundojnë në vitin 2028. Të dy kanë gjithashtu një opsion për zgjatjen e marrëveshjes edhe për një sezon tjetër. Për Rabiot, drejtuesit e Milanit synojnë një kontratë të re të paktën deri në vitin 2030, […]

today04/09/2026

Sport

Nevil Dede përzgjidhet trajneri më i mirë i muajit gusht

Nevil Dede është përzgjedhur trajneri më i mirë i muajit gusht në Kategorinë Superiore, vlerësim i dhënë nga Drejtoria Teknike e FSHF. Egnatia e nisi sezonin e ri në mënyrë pozitive, duke regjistruar dy fitore në dy javët e para të kampionatit, ndaj Tiranës dhe Vorës. Çmimi “Trajneri i Muajit” iu dorëzua Nevil Dedes në ambientet e FSHF TV nga Drejtori i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani. Në […]

today04/09/2026

Sport

Kualifikim historik i “Socca Albania”

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit “Socca Albania” ka siguruar kualifikimin për në raundin e 1/8-ave të Botërorit që po zhvillohet në Gjermani. Kuqezinjtë barazuan 1-1 përballë Hungarisë në ndeshjen e tretë, teksa më parë siguruan dy fitore kundër Uruguait dhe Nigerisë. Në raundin e ardhshëm do të përballen me skuadrën e Bullgarisë.

today03/09/2026