Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Sabah Kerjota pritet të jetë një nga risitë e trajnerit Ronaldo Maran për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Italiani ka vëzhguar nga afër mesfushorin 25-vjeçar që aktivizohet me Heart në kampionatin skocez dhe ka bërë një nisje fantastike të sezonit me 1 gol dhe 3 asiste në të gjitha kompeticionet.
Me shumë interes priten zgjedhjet që trajneri do të bëjë në nisjen e rrugëtimit të tij zyrtar në krye të Kombëtares shqiptare edhe në repartet e tjera, të cilat janë të diktuara nga dëmtimet dhe mungesa e minutave.
Edhe Marash Kumbulla pritet që të qëndrojë jashtë listës sepse ende nuk ka marrë minutat e para në këtë sezon me ekipin e tij të ri të Rajo Vajekanos për shkak të një dëmtimi.
Në luftë me kohën është mesfushori Juljan Shehu.
Ai ka humbur ndeshjet e fundit me Vidzev Lodzin në kampionatin polak dhe është rikthyer në Shqipëri ku po vijon fazën e rikuperimit me shpresën që do të jetë i gatshëm në kohë për duelin ndaj Bjellorusisë më 26 shtator, që do të luhet në Air Albania
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)