Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata po menaxhohet nga forcat operacionale dhe efektivët e Forcave të Armatosura. Zjarri në fshatin Dhores të Skraparit mbetet ende aktiv, ndërsa ai në Parkun Kombëtar të Lurës po monitorohet për shuarje të plotë.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo vatër të mundshme.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në territorin e vendit, 1 ndër të cilat mbetet aktive dhe 1 është nën monitorim

🔥 Vatra aktive:

–          Në fshatin Dhores,  bashkia Skrapar, vijon puna në terren nga strukturat operacionale edhe ditën e sotme.

–          Gurë-Lurë, Bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë), zjarri është vënë nën kontroll, po monitorohet për t’u siguruar për shuarjen plotësisht të tij.

✅ Zjarre të shuar:

* Në malin e Allushit, Bulqizë

* Në rrugën Delvinë-Kardhiq, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë

* Në fshatin Gumenicë,  bashkia Selenicë

* Në fshatin Bolenë, bashkia Himarë

* Në lagjen Shijan, bashkia Delvinë

* Në fshatin Dukat, bashkia Vlorë

* Në lagjen Nr. 2, njësia administrative Rrogozhinë,

* Në fshatin Qerret, bashkia Kavajë

*  Në fshatin Kallmet, bashkia Lezhë,

* Në fushat e stërvitjes pranë stadiumit të KF Skënderbeu, bashkia Korçë

* Në fshatin Vashtëmi, njësia administrative Libonik, bashkia Maliq

* Në lagjen Çole, bashkia Vlorë

👨‍🚒 Në terren janë angazhuar 16 automjete zjarrfikëse, 142 forca operacionale dhe 15 efektivë nga FA, në koordinim të plotë me autoritetet vendore.

U bëjmë thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat!