Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Nga viti 2026 çmimet Oskar do të aplikojnë një kategori të re për kastin më të mirë.
Do të jetë kategoria e parë që bëhet pjesë e ceremonisë që prej vitit 2002 kur u shtua filmi më i mirë i animuar.
Drejtorët e kastit kanë bërë fushata në vitet e fundit që të mund të njihen njësoj si elementët e tjerë të filmit si muzika, kostumografia, flokët dhe grimi. Ata janë ndër hallkat e para të stafit që përfshihen në projektet filmike dhe kanë rol kryesor në formësimin e filmave hollivudianë.
Roli i tyre është të punësojnë yje të mëdhenj në role protagoniste si dhe të tjerë që shfaqen në role më të vogla.
Në një deklaratë, drejtuesit e Akademisë thanë se drejtorët e kastit “kanë rol thelbësor në prodhimin e një filmi”.
Kategoria do të prezantohet në ceremoninë e vitit 2026 për shkak të fushatave të tjera të planifikuara. Megjithëse Akademia po bën përpjekje në vitet e fundit që ta shkurtojë ceremoninë e çmimeve Oskar për t’i mbërthyer shikuesit pas ekranit, shfaqja zgjat më shumë se sa 3 orë.
Aktualisht, ndahen 23 çmime Oskar por interesi i publikut mbetet në kategoritë kryesore si filmi më i mirë, aktrimi dhe regjisori më i mirë.
Akademia nuk ka konfirmuar nëse kategoria e re do të përfshihet në transmetim, por me gjasë vendimi do të merret në një afat më të afërt me ceremoninë.
Veç drejtorëve të kastit, edhe dublantët kanë bërë fushata për përfshirjen e kategorisë së tyre, por përpjekjet nuk kanë patur sukses.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)