Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/01/2023
Njerëzit po ia vënë “fajin” filmit të Ralph Fiennes, “The Menu” për mbylljen e Noma-s, që është cilësuar si një nga restorantët më të mirë në botë.
Skenari i komedisë përqendrohet te çifti Margo (Anya Taylor-Joy) dhe Tyler (Nicholas Hoult) të cilët udhëtojnë në një ishull të madh për të ngrënë në një restorant të njohur që menaxhohet nga kuzhinieri Slowik (Ralph Fiennes).
Me regji të Mark Mylod, filmi vjen si një qasje e mprehtë jo vetëm për qesharakun e kulturës së ushqimit dhe pijeve, por edhe për politikën klasore dhe elitizmin që shpesh vjen me të.
Pasi filmi u shfaq në Disney+ në fillim të këtij muaji, restoranti me tri yje “Noma” njoftoi se do të mbyllte dyert, dhe shumë përdorues në mediat sociale janë shprehur tashmë se ndoshta nuk bëhet fjalë për një rastësi.
Noma, i drejtuar nga René Redzepi, është një restorant në Kopenhagë, Danimarkë, i cili njihet si një novator i kuzhinës së re nordike.
Që nga hapja e dyerve të tij në 2003, ai është cilësuar si restoranti më i mirë në botë.
Një përdorues shkroi në Twitter: Nuk ka asnjë dyshim në mendjen time që “The Menu”, ishte një gozhdë në arkivol për Noma-n.
Një tjetër shkroi: “Pashë The Menu dje dhe sot mora vesh që Noma po mbyllet…vështirë të mos i lidh këto të dyja në mendjen time”.
Pronari i Noma-s, René Redzepi ose (Rexhepi) është me origjinë shqiptare. Babi i tij është shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa e ëma daneze.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)