play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Shfaqjet dimërore me drita në Alpet italiane

today03/12/2025

Background

 

Në qytetin alpin të Brixenit në Itali është shënuar dhjetëvjetori i shfaqjeve dimërore me drita.

Qyteti prezantoi një prodhim të ri artistik, realizuar në bashkëpunim me UNICEF dhe kompozitorin e njohur italian, Giorgio Moroder.

Spektakli 20-minutësh zhvillohet brenda Pallatit të Peshkopit, një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe kulturore të Brixenit. Përmes projeksioneve artistike, muzikës dhe tregimit, ndiqet aventura e një krijese të vogël, të quajtur Oops, që eksploron qytetin përpara se të gjejë strehën e tij.

UNICEF thekson se projekti synon të gëzojë fëmijët, duke i futur ata në një botë magjike, ndërthurur me mesazhe pozitive dhe emocionale.

Vetëm pak metra larg pallatit, qyteti ka hapur edhe tregun tradicional të Krishtlindjeve, i cili ndodhet në sheshin përpara Katedrales së Brixenit. Vizitorët mund të gjejnë produkte artizanale dhe specialitete lokale. Tregu ka nisur në fund të nëntorit dhe do të vijojë deri në fillim të janarit, duke sjellë atmosferën festive në çdo cep të qytetit.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *