play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

SHBA nis sot bllokadën, Irani kërcënon portet në Lindjen e Mesme

today13/04/2026

Background

Ushtria amerikane njoftoi të hënën, më 13 prill se do fillojë një bllokadë të të gjithë porteve iraniane, me presidentin Donald Trump që po i bën presion Iranit në një lëvizje që mund të rrezikojë të rrisë çmimet e naftës.

Irani u kundërpërgjigj menjëherë me kërcënime në të gjithë portet e Gjirit Persik dhe atij të Omanit.

“Siguria në Gjirin Persik dhe atij në detin e Omanit është ose për të gjithë ose për asnjë. Asnjë port në rajon nuk do jetë i sigurt”, tha Republika Islamike e Iranit, citon Associated Press.

Komanda e Ushtrisë Amerikane njoftoi se bllokada do fillojë të hënën në orën 10:00 (sipas orës Lindore të SHBA-ve).

“Forca do përdoret ndaj të gjitha mjeteve që hyjnë apo dalin nga portet e Iranit”, thuhet në një njoftim nga SHBA-të. Por do lejohen të lëvizin të gjitha anijet që nuk kalojnë tranzit nga portet iraniane.

Marina tha se mbi 40 anije komerciale kanë kaluar që nga fillimi i armëpushimit mes SHBA-ve e Iranit. Lëvizja vjen pas bisedimeve maratonë mes SHBA-ve dhe Iranit në Pakistan që u mbyll pa një marrëveshje.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *