play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

SHBA miraton vaksinën e parë në botë për bletët

today06/01/2023

Background
share close

SHBA ka miratuar përdorimin e vaksinës së parë në botë për bletët. Kjo vaksinë u krijua për të parandaluar ngordhjet masive të bletëve nga një bakter që dobëson kolonitë duke sulmuar larvat e bletëve.

“Nëse ne mund të parandalojmë një infeksion në kosheret tona, ne mund të shmangim trajtimet e kushtueshme dhe të përqendrojmë energjinë tonë në elementë të tjerë të rëndësishëm për të mbajtur bletët tona të shëndetshme,” tha anëtari i bordit të Shoqatës së Bletarëve të Shtetit të Kalifornisë, Trevor Tauzer.

Si pjalmues, bletët luajnë një rol kritik në shumë aspekte të ekosistemit. Shefi i “Dalan Animal Health”, Annette Kleiser tha se vaksina mund të shërbejnë si një përparim në mbrojtjen e bletëve.

Sipas USDA, në SHBA ka pasur shumë reduktime në kolonitë e bletëve që nga viti 2006. USDA thotë se shumë faktorë kërcënojnë shëndetin e bletëve duke përfshirë këtu parazitët apo sëmundjet, si dhe një fenomen i quajtur “Çrregullimi i Kolapsit të Kolonisë”, i cili ndodh kur bletët punëtore braktisin një zgjua dhe lënë pas mbretëreshën.

Sipas Organizatës Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, bletët, zogjtë apo lakuriqët e natës janë përgjegjës për rreth një të tretën e prodhimit të bimëve në botë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *