Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today03/12/2025
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një deklaratë për mediat i ktheu përgjigje deklaratave të Vladimir Putin. Ky i fundit tha një ditë më parë se Rusia “nuk e dëshironte”, por do të ishte “gati për luftë” me Europën.
“NATO-ja është një aleancë mbrojtëse dhe do të mbetet e tillë”, theksoi Rutte.
Rutte, paralajmëroi se aleanca po përballet me “rreziqe reale dhe të qëndrueshme”, teksa Rusia vazhdon agresionin kundër Ukrainës dhe provokimet ndaj vetë aleancës.
“Rusia po e vijon luftën e saj brutale kundër Ukrainës, duke goditur gjithnjë e më shumë civilët dhe infrastrukturën kritike, ndërsa afrohet dimri”, tha Rutte.
“Njëkohësisht, Moska po shfaq sjellje gjithnjë e më të pakujdesshme ndaj NATO-s, përfshirë shkeljen e hapësirës sonë ajrore, kryerjen e sulmeve kibernetike dhe dërgimin e satelitëve për të hartuar infrastrukturën nënujore të aleatëve”, shtoi ai.
Sipas tij, këto incidente tregojnë “nevojën për vigjilencë të palëkundur”.
Rutte theksoi se vendet anëtare “po rrisin ndjeshëm angazhimet e tyre”, por shtoi se duhet bërë edhe më shumë në muajt dhe vitet në vijim.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)