play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

Regjistrimet në çerdhe, aplikimet zyrtare në Tiranë nisin në 6 Qershor

today13/05/2022

Background
share close

Nga data 6 Qershor deri në 10 Qershor në të gjitha çerdhet e Tiranës do të jenë të hapura regjistrimet për fëmijët. Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve njofton ndërkohë të gjithë prindërit se duhet të deklarojnë brenda datës 24 Qershor kopshtin në të cilin duan të regjistrojë fëmijët.

“Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve ju njofton se: Në datat 06 – 10 Qershor 2022 në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe. Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, ju bën me dije se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2021-2022 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2022, do të regjistrohen automatikisht në kopsht. Për këtë, kërkohet bashkëpunimi juaj duke deklaruar pranë çerdhes ku fëmija ka frekuentuar, kopshtin në të cilin dëshironi të regjistroni fëmijën,” bën të ditur Drejtoria, duke shtuar se, “deklarimi duhet të kryhet brenda datës 24 qershor 2022”.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve po ashtu sqaron se kopshti i përzgjedhur nga prindërit, duhet të jetë në njësinë administrative ku aktualisht ndodhet vendbanimi i fëmijës.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%