play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Rama u bën thirrje qytetarëve: Aplikoni për punë në bashki, është koha të fuqizojmë kontributet për Shqipërinë 2030 në BE

today22/07/2025

Background

Kryeministri Edi Rama i ka bërë një thirrje publike qytetarëve të aplikojnë për pozicione drejtuese në bashki, si pjesë e një nisme për të sjellë prurje të reja dhe për të forcuar mirëqeverisjen vendore.

Sipas Ramës, ky është një hap thelbësor për të “fuqizuar kontributet e bashkive për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se disa nga bashkitë që kanë hapur tashmë thirrjet publike janë Durrësi, Shkodra, Korça, Dibra, Fieri, Lushnja dhe Elbasani. Ai shtoi se Bashkia e Vlorës, e cila e nisi këtë proces e para, tashmë ndodhet në fazën e intervistave me kandidatët e interesuar.

Kreu i qeverisë bëri të ditur gjithashtu se, në bashkëpunim me Institutin Tony Blair, është konceptuar një strukturë e re organizative për bashkinë e Tiranës. Kjo strukturë, sipas tij, do të adoptohet edhe nga bashki të tjera, me qëllim forcimin e “shtyllave bazë të mirëqeverisjes vendore”.

“Aplikoni me kurajo dhe besim,” i inkurajoi Rama qytetarët, duke e lidhur këtë proces me aspiratën e vendit për t’u bërë anëtar i BE-së deri në vitin 2030.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *