play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Qepët janë aq të shtrenjta në Filipine, sa po kontrabandohen!

today10/01/2023

Background
share close

Nga sallatat tek gjella, qepa e thjeshtë është një përbërës kyç në pothuajse çdo pjatë filipinase. Por tani, perimet kushtojnë pothuajse tre herë më shumë se pula në Filipine.

Qepët e kuqe dhe të bardha shiteshin për 600 pesos filipinase (11 dollarë) për kilogram (2.2 lbs) të hënën, krahasuar me 220 pesos (4 dollarë) për kilogram për pulën. Edhe mishi i viçit është 30% më i lirë se qepa.

Joey Salceda, ekonomist në Dhomën e Përfaqësuesve të Filipineve, tha se vendi ka çmimet më të shtrenjta të qepëve vendase në botë.

Rritja e çmimeve vjen pasi një mori tajfunesh goditën Filipinet vitin e kaluar, duke dëmtuar kulturat me vlerë dhjetëra miliarda pesos. Vendi i Azisë Juglindore është përballur me rritjen e inflacionit në muajt e fundit, me çmimet e konsumit që u rritën me 8.1% në dhjetor, duke arritur nivelin më të lartë të 14 viteve, sipas Autoritetit të Statistikave të Filipineve.

Çmimet rekord kanë nxitur një sërë hetimesh zyrtare, duke përfshirë ligjvënësit e vendit.

Kontrabandë qepësh

Qepët janë bërë një mall kaq i nevojshëm sa po futen kontrabandë në vend. Oficerët e doganave konfiskuan qepë të bardha me vlerë 310,000 dollarë të fshehura në një ngarkesë veshjesh më 23 dhjetor, sipas Agjencisë shtetërore të Lajmeve Filipine. Dy ditë më parë, nga Dogana u sekuestruan edhe qepë të kuqe nga Kina në vlerë 364 mijë dollarë, të fshehura në kuti pastiçerie.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *