Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi të enjten në mbrëmje se Rusia mbështet çdo përpjekje për rivendosjen e marrëdhënieve me vendet evropiane, duke paralajmëruar se shpërthimi i një konflikti mes tyre nuk do të kishte fitues.
Duke komentuar telefonatën e kësaj jave me liderët e Norvegjisë dhe Finlandës, Putin tha se Rusia është e përgatitur për një luftë të mundshme me Evropën, por nuk dëshiron një konflikt të tillë.
“Ne mbështesim çdo hap dhe çdo veprim që synon rivendosjen e marrëdhënieve të plota me vendet evropiane”, deklaroi Putin para gazetarëve, pas një samiti me liderët afrikanë.
“Para së gjithash, ne jemi të gatshëm, por nuk duam luftë me Evropën. Nëse dikush e dëshiron atë, le të përgatitet. Por deri tani nuk ia kanë arritur qëllimit për t’i shkaktuar Rusisë një humbje strategjike. Nëse situata shkon shumë larg, nuk do të ketë fitues. Askush të mos e harrojë këtë”, paralajmëroi presidenti rus.
Putin tha se presidenti finlandez, Alexander Stubb, dhe kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Støre, kishin vepruar drejt duke zhvilluar telefonatën me të, pavarësisht kritikave nga disa kryeqytete evropiane, të cilat e konsideruan këtë kontakt si një shkëputje nga qëndrimi i përbashkët i Evropës ndaj Moskës.
Ai theksoi gjithashtu se Rusia nuk dëshiron pengesa për lundrimin në Detin Baltik, duke paralajmëruar se kufizimi i komunikimit mund të krijojë një situatë të ngjashme me atë në ngushticën e Hormuzit, pas shpërthimit të konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit në shkurt.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)