play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Protesta e 23-të kundër qeverisë, qytetarët shpalosin pesë “pikat e zgjidhjes”

today23/06/2026

Background

Të hënën, më 22 qershor, qytetarët u mblodhën sërish në kryeqytet për protestën e 23-të radhazi për të shprehur pakënaqësitë e tyre, kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Sikurse edhe ditët e tjera, qytetarët u tubuan fillimisht para godinës së kryeministrisë teksa shpalosën flamuj kombëtarë dhe pankarta me mbishkrime të ndryshme.

Kërkesat e protestuesve mbeten të njëjta: kundër projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama.

Në minutat e para të tubimit, grupi koordinues i protestës ka dalë me një deklaratë të rëndësishme, ku ka shpalosur kërkesat zyrtare të hartuara mbi bazën e propozimeve të qytetarëve.

Mes pikave të hartuara, protestuesit kërkuan krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12 mujor.

Një tjetër kërkesë e protestuesve ishte ndërmarrja e ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të kufizonin ushtrimin e detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate gjatë gjithë karrierës politike të një individi.

Përmbajtja e deklaratës:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë:

– ndryshimin e Kodit Zgjedhor;

– ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;

-kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4- Nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare:

-Anulimin e ndryshimeve të bëra për zonat e mbrojtura.

-Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore.

– Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”.

– Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5- Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës.

Marshimi në rrugët e Tiranës

Teksa ora shënon 21:50 minuta e mbrëmjes, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit me thirrjet: “Çohuni nga kafja“, “Bashkohuni me ne” dhe “Rama jepe dorëheqje“.

Ata ftojnë qytetarët e tjerë t’u bashkohen në marshim, në lëvizjen popullore, që ato e konsiderojnë si përballje me “politikën e vjetër”.

Kryeministri Rama i thotë “jo” dorëheqjes

Megjithatë, pavarësisht thirrjeve të protestuesve për largimin e tij, kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, duke deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen dhe se Shqipërinë nuk do ta lërë në duart e “zhurmuesve”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *