play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Presidentin e Argjentinës e gjuajnë me gurë gjatë fushatës, cila qe arsyeja

today28/08/2025

Background
share close

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, u godit me gurë të mërkurën gjatë një aktiviteti elektoral pranë kryeqytetit Buenos Aires, nga protestues që demonstronin kundër një skandali korrupsioni.

Lideri i ekstremit të djathtë, i cili u largua me shpejtësi nga ekipi i tij i sigurisë prej vendngjarjes, nuk pësoi lëndime. Të paktën kështu shkroi zëdhënësi presidencial, Manuel Adorni, në platformën “X”.

The Guardian” shkruan se mjeti që transportonte presidentin dhe motrën e tij, Karina Milei, së bashku me zyrtarë të tjerë, u largua menjëherë nga vendi. Më pas, pati përplasje fizike mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të tij.

Këto përplasje ndodhën në një kohë kur në Argjentinë ka shpërthyer një skandal korrupsioni në agjencinë publike për aftësitë e kufizuara, në të cilin është përfshirë edhe motra e presidentit, Karina Milei, e cila ka një rol shumë të rëndësishëm dhe punon ngushtë me të.

“Milei erdhi për të provokuar. Dhe ja, u detyrua të largohej, ashtu siç duhej,” tha Ramon, një pensionist që nuk deshi të jepte mbiemrin, duke e përshkruar Lomas de Zamora si një bastion të opozitës.

Ariel Ferrari, një ekspert komunikimi që mbështet presidentin, tha se kishte ardhur për të “mbrojtur idetë e Javier Milei-t… për të çliruar Amerikën Latine dhe të gjithë botën nga idetë socialiste dhe marksiste që nuk kanë funksionuar kurrë”.

Pak minuta para incidentit, presidenti kishte folur për herë të parë për skandalin, pas rrjedhjes së disa regjistrimeve audio nga ish-drejtori i agjencisë për personat me aftësi të kufizuar, Diego Spagnuolo.

Në këto regjistrime, të cilat kanë dominuar mediat argjentinase për ditë me radhë, Spagnuolo pretendon se Karina Milei ka përvetësuar fonde të destinuara për personat me aftësi të kufizuar.

Presidenti Milei të mërkurën theu heshtjen mbi këtë çështje duke thënë: “Gjithçka që thotë Spagnuolo është një gënjeshtër”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *