play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Polonia forcon kufirin me Gjermaninë e Lituaninë

today07/07/2025

Background
share close

Polonia ka vendosur kontrolle të përkohshme në kufijtë e saj me Gjermaninë dhe Lituaninë për të ndaluar emigrantët e paligjshem.

Holanda, Belgjika dhe vetë Gjermania kanë zbatuar tashmë masa të ngjashme.

 

Në Poloni, debati mbi migracionin është bërë gjithnjë e më i nxehtë javët e fundit,.

“Gjithçka po ecën pa incidente. Trafiku aktualisht po zhvillohet pa probleme, 800 oficerë policie, 200 ushtarë të xhandarmërisë, 500 ushtarë të ushtrisë, të gjitha shërbimet.. janë në gatishmëri të plotë,” tha Ministri i Brendshëm Tomasz Siemoniak për transmetuesin privat TVN24.

Kritikat për mënyrën sesi trajtohen emigrantët janë ashpërsuar që kur një grua 24-vjeçare u vra në qytetin e Torunit nga një shtetas venezuelian në qershor. Të dielën, rreth 10 mijë njerëz morën pjesë në një marshim të organizuar nga aktivistë nacionalistë në përkujtim të saj.

Ndërkohë, të shtunën në mbrëmje, një burrë polak humbi jeten gjatë një sherri në Nowe, në Poloninë veriore ku policia ka ndaluar gjithsej 13 persona, mes tyre 10 kolumbiane.

Që nga viti 2023, Gjermania ka vendosur kontrolle në kufijtë e saj me Poloninë dhe Republikën Çeke, si përgjigje ndaj emigracionit të paligjshëm. Në Lituani, kontrollet do të kryhen në 13 pika, përfshirë tre kalime kufitare.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *