play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

624 Results / Page 4 of 70

Background

Politikë

Qatar Airways drejt Tiranës, Rama paralajmëron fluturime të reja nga Doha

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Katar për një vizitë zyrtare. Ai është takuar me drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Badr Mohammed Al-Meer, me të cilin thotë se diskutuan për mundësinë e përfshirjes së kësaj kompanie edhe me fluturime në Shqipëri. "Doha, Katar – Me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airëays, Ing. Badr Mohammed Al-Meer, folëm për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri dhe ishallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airways […]

today24/11/2025

Politikë

Seanca maratonë 16 orë, maxhoranca miraton me 83 vota buxhetin. Braçe nuk voton pr.ligjin për taksat vendore, Sinaj “paqen fiskale”

Maxhoranca socialiste ka miratuar me 83 vota 9 projektligje të rendit të ditës që kanë të bëjnë me buxhetin e vitit të ardhshëm, paqen fiskale dhe rivlerësimin e pasurive. Seanca maratona zgjati rreth 16 orë dhe u shoqërua me debate të ashpra mes shumicës dhe opozitës. Gjatë votimit ra në sy fakti që deputeti Erion Braçe nuk mori pjesë në votimin e projektligjit “Për sistemin e taksave vendore”, ndërsa deputeti […]

today20/11/2025

Politikë

BUXHETI 2026/ Rama tregon kategoritë që do të përfitojnë rritje pagash nga viti i ardhshëm

Kryeministri Edi Rama ka treguar kategoritë që do të përfitojnë rritje të pagave duke nisur nga viti i ardhshëm. Ai tha se rritje të pagave, sipas kategorive, do të prekin mësuesit, administratën, policët, mjekët dhe infermierët. “Paga mesatare është 850 euro. Për herë të parë do të fusim indeksimin e pagës çdo dy vjet në administratë, që të mbështesim rritjen e standardeve të jetesës. Për të mbështetur punonjësit me paga […]

today19/11/2025

Politikë

Opozita i kthen shpinën Edi Ramës kur ai merr fjalën

Në momentin që kryeministri Edi Rama nisi fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, deputetët e opozitës u ngritën në këmbë dujke u kthyer shpinën. Kreu i Kuvendit Niko Peleshi u ka kujtuar aty Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Etikës. “Koreografi! Po cënoni imazhin e Kuvendit”, ka deklaruar ai.

today19/11/2025

Politikë

Hapet godina e Misionit të Shqipërisë në BE, Marta Kos: S’keni vetëm fjalë, por vepra! Dallimi juaj me rajonin…

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Brukseli ku sot pritet të hapet i fundit grup kapitull në procesin negociues. Rama ka njoftuar se është hapur godina e misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian. “Dikur, kur vinim, binte shi e bënte ftohtë jashtë dhe binte shi e bënte ftohtë brenda. Tashmë është ndryshe. Çfarëdo të ketë jashtë, brenda bën ngrohtë dhe është plot energji pozitive, fytyra pozitive […]

today17/11/2025

Politikë

Takimi i parë i dy kabineteve Shqipëri-Itali, nënshkruhen 16 marrëveshje

Nënshkruhen mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare 16 marrëveshje bashkëpunimi dhe memorandume, në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik mes dy vendeve. Kryeministri Edi Rama u prit këtë të enjte në një ceremoni zyrtare nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në Romë. Kjo ishte mbledhja e parë e dy qeverive, Italiane dhe asaj shqiptare. Marrëveshjet e nënshkruara -Bashkëpunimi strategjik në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit -Siguria kibernetike, […]

today13/11/2025

Politikë

Veliaj urdhëron nga qelia dekorimin e Tiranës për festat e fundvitit


Nga qelia ku po mbahet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka urdhëruar nisjen e dekorimit të kryeqytetit me afrimin e festave të fundvitit. Sipas një njoftimi të Bashkisë për mediat, Veliaj ka kërkuar nga Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve të vendosen ndriçime dhe zbukurime festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike, duke respektuar standardet më të larta të sigurisë dhe kriteret […]

today11/11/2025

Politikë

Rezultatet/ Përfundon numërimi, Partia Socialiste i fiton të 5-ta bashkitë

5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat e Cërrik u votua të dielën për kryebashkiakun e ri, ku në garë ishin 13 kandidatë nga Partia Socialiste dhe opozita. Në Tepelenë për herë të parë u aplikua numërimi me Inteligjencë Artificiale. Numërimi ka përfunduar në Tepelenë, Berat, Vlorë e Cërrik ku fituese rezulton Partia Socialiste Ndërsa numërimi vijon ende Mat. Nga numërimi i deritanishëm kryesojnë kandidatët e Partisë Socialiste. Rezultatet […]

today10/11/2025

Politikë

Paqja fiskale| Rama fal detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vite

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte, më 7 nëntor, detaje të paketës së re fiskale që do të përfshihet në buxhetin e vitit të ardhshëm, duke thënë se qeveria nuk premton vetëm për vota, por angazhohet për zbatimin e politikave të premtuara. Gjatë fjalës së tij, Rama premtoi mbylljen e çështjeve të vjetra tatimore dhe vendosjen e një marrëdhënieje të re mes shtetit dhe sipërmarrjes, duke premtuar një […]

today07/11/2025