Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Inaugurohen mjediset e reja në Muzeun e Forcave të Armatosura në Bërzhitë.
Në ceremoninë e inaugurimit të hapësirave të reja morën pjesë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ministrja për Rininë Bora Muzhaqi, deputetë të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Manushaqe Shehu si dhe komandantë të forcave të ndryshme.
Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama fton gjithë të interesuarit dhe të apasionuarit që të vizitojnë këtë Muze për tu njohur nga afër me historinë e ushtrisë shqiptare.
“Ftesë për të vizituar hapësirat e reja të Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, si një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare në 5 pavione të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministir.
Në hapësirat e reja të muzeut që është i ndarë në 5 pavijone, janë të ekspozuara objekte, informacione për historinë ushtarake, ilustrime me harta dhe foto, që nga ilirët e deri në ditët e sotme.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u foli të pranishmëve për funksionet e këtij muzeu, jo vetëm si qendër për vizitorët e shumtë, nxënës të shkollave, apo edhe turistët e huaj, por edhe si qendër aktivitetesh të ndryshme.
Në pavijonin e parë janë të ekspozuara rreth 110 objekte që prezantojnë momentet më rëndësishme të historisë së Shqipërisë si Epoka e Skënderbeut, Pashallëqet, Lidhja e Prizrenit, Pavarësia dhe Lufta e Dytë Botërore.
Pavijoni i dytë dhe i tretë që ndodhen në katin e dytë të godinës kryesore ekspozon rreth 700 objekte të periudhës së Ushtrisë Popullore.
Pavioni i katërt ose ndryshe pavioni i NATO-s ka të ekspozuar armë dhe objekte të teknologjisë së fundit, që përdoren edhe nga ushtritë anëtare të NATO-s.
Ndërsa në pavionin e pestë, që ndodhet në një godinë tjetër ka objekte të detarisë dhe aviacionit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)