play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art dhe Kulturë

“One Battle After Another” dominon çmimet e NBR

today04/12/2025

Background
share close

Filmi më i ri i Leonardo DiCaprio-s po fiton një çmim pas tjetrit, duke shkëlqyer edhe në listën e fituesve të prestigjiozëve National Board of Review (NBR), të publikuar të mërkurën.

Aktori fitues i Oscar-it luan në filmin e Warner Bros., “One Battle After Another”, rolin e Ghetto Pat, një ish-revolucionar i rrënuar, që pi kanabis dhe që tërhiqet sërish në një jetë të mbushur me rrezik, ndërsa një kolonel i korruptuar i ushtrisë (i interpretuar nga Sean Penn) i ndjek pa pushim vajzën adoleshente.

Filmi i Leonardo DiCaprio-s “One Battle After Another” dominon

Filmi i Leonardo DiCaprio-s “One Battle After Another” dominon

NBR e nderoi filmin me pesë çmime, më shumë se çdo film tjetër këtë vit, përfshirë: filmin më të mirë, regjinë më të mirë për Paul Thomas Anderson, aktorin më të mirë për DiCaprio-n (i cili më herët ka fituar dy çmime NBR për “What’s Eating Gilbert Grape?” dhe “Django Unchained”), aktorin më të mirë dytësor për Benicio del Toro dhe çmimin për interpretimin zbulues për talentin e ri Chase Infiniti.

Filmi i Leonardo DiCaprio-s “One Battle After Another” dominon

Filmi i Leonardo DiCaprio-s “One Battle After Another” dominon

Pas fitoreve në Gotham Awards dhe New York Film Critics Circle, shumë kritikë parashikojnë se filmi mund të triumfojë edhe në Oscar në mars.

Filmi është pëlqyer si nga publiku ashtu edhe nga kritikët, duke marrë 94% vlerësim në Rotten Tomatoes dhe komplimente të gjera për interpretimet e Leonardo DiCaprio-s, Sean Penn-it, Chase Infiniti-t, Del Toro-s, Teyana Taylor-it dhe Regina Hall-it. Ai doli në krye të box office në shtator dhe ka arkëtuar mbi 200 milionë dollarë në mbarë botën.

Filmi i Leonardo DiCaprio-s “One Battle After Another” dominon

Filmi i Leonardo DiCaprio-s “One Battle After Another” dominon

Krahas “One Battle After Another”, NBR përfshiu edhe 10 filma të tjerë në listën e më të mirëve të vitit, si: “Avatar: Fire and Ash”, “F1”, “Frankenstein”, “Jay Kelly”, “Marty Supreme”, “Rental Family”, “Sinners”, “Train Dreams”, “Wake Up Dead Man: A Knives Out Mystery” dhe “Wicked: For Good”.

Një tjetër fituese e madhe ishte Rose Byrne, e cila u vlerësua si aktorja më e mirë për filmin “If I Had Legs I’d Kick You”, ku luan një nënë që përballet me sëmundjen misterioze të fëmijës, një bashkëshort të munguar dhe një marrëdhënie të tensionuar me terapistin (interpretuar nga Conan O’Brien).

Fituesit e NBR do të nderohen zyrtarisht më 13 janar në një mbrëmje gala në New York të prezantuar nga Willie Geist i NBC News, vetëm dy ditë pas Golden Globe-ve.

Filmi i Leonardo DiCaprio-s “One Battle After Another” dominon

National Board of Review, e themeluar në 1909 dhe e përbërë nga njerëz pasionantë të filmit, regjisorë dhe akademikë, konsiderohet si një tregues i hershëm i suksesit të mundshëm në sezonin e çmimeve, me fitues të mëdhenj ndër vite si “Wicked”, “Killers of the Flower Moon”, “The Social Network” dhe “Slumdog Millionaire”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *