play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Shëndetësi

“Një armë e dyfishtë”, gjendet zgjidhja për humbjen e flokëve gjatë kimioterapisë

today10/07/2025

Background

Shkencëtarët kanë gjetur “një armë të fuqishme të dyfishtë” që mund të ndihmojë pacientët me kancer që të mos humbasin flokët nga kimioterapia.

Metoda e re kombinon ftohjen e skalpit ku pacientët përdorin kapuçë të ftohtë për të pakësuar rënien e flokëve nga mjekimet, me një locion me antioksidantë, disa prej të cilëve gjenden te rrushi i kuq.

Studiuesit e Sheffield Hallam University e quajtën “gur kilometrik” dhe veçuan temperaturën ideale të ftohjes së skalpit si më efektivja në ruajtjen e flokëve, raporton Sky News.

Kapuçët e ftohtë përdoren nga pacientët e kancerit pasi ulin qarkullimin e gjakut në skalp dhe pakëson sasinë e ilaçeve që mbërrijnë në folikulat e flokëve.

Ekipi zbuloi se ftohja e skalpit në 18 gradë Celsius parandalon dëmtimin e folikulave sepse 26 gradë  mund të mos jenë të mjaftueshme dhe antioksidantët sipërfaqësorë mund “të shndërrojnë aftësinë e ftohjes” për të mbrojtur nga rënia e flokëve.

“Ilaçet e kimioterapisë vrasin shpejt qelizat kancerogjene, por nuk mund të bëjnë dallimin mes tyre dhe qelizave normale në organizëm. Në bazën e folikulave të flokëve ka qeliza që formohen shpejt ose keratinocite që rriten vazhdimisht dhe formojnë flokët”, sqaron dr. Nik Georgopoulos.

Në studimin e publikuar në Frontiers of Pharmacology, folikulat u ndanë nga skalpi dhe u rritën në laborator para se t’i nënshtroheshin kimioterapisë për të studiuar ndikimin.

“Ne tregojmë që ato vdesin. Qelizat që shumohen shpejt dhe rrisin flokët, vdesin për shkak të toksicitetit të kimioterapisë. Por nëse i ftoh, ato janë të mbrojtura dhe jo vetëm, u parandalohet vdekja. Nëse ftohja përdoret kur folikulat rriten në laborator, mund të parandalojë plotësisht toksicitetin”, vijon Georgopoulos.

Ai tha se problemet me temperaturën mund të zgjidhet me një locion që aplikohet dhe kanë përmbajtje antioksidantë dhe suplementin N-Acetylcysteine.

Kapuçi me ftohje vendoset për gjysmë ore para se të fillojë kimioterapia, gjatë trajtimit dhe 90 minuta pas marrjes së të gjitha mjekimeve.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *