play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Nga garazhi i një shtëpie te çmimi 30 mijë £! Zbulohet vepra e harruar e Dalí

today29/07/2025

Background
share close

Një burrë 60-vjeçar nga Anglia, i cili në vitin 2022 bleu një pikturë të çuditshme në një ankand në Cambridge për vetëm 150 paund, ka zbuluar se ka në dorë një vepër origjinale të Salvador Dalí, e cila tani vlerësohet deri në 30 mijë paund.

Piktura, e titulluar Vecchio Sultano, i përket vitit 1966, realizuar me akuarel dhe laps me bojë, dhe pjesë e një projekti të braktisur prej 500 ilustrimesh që Dalí kishte planifikuar për përmbledhjen e famshme “Arabian Nights”.

Nga ato 100 ilustrime, gjysma u dëmtuan ose humbën, ndërsa pjesa tjetër mbeti në familjen Albaretto dhe u ekspozuan vetëm në vitin 2014.

Piktura në fjalë, e cila tregon një sulltan të stolisur, ishte ndër ato që mbetën të pazbuluara për dekada, deri sa u gjet në garazhin e një shtëpie në Londër.

Blerësi, John Russell, nuk kishte asnjë ide për origjinën e veprës kur e pa për herë të parë, por vendosi të rrezikojë pas një vëzhgimi të kujdesshëm të nënshkrimit të Dalí. Ai më vonë gjeti edhe katalogun e ankandit të Sotheby’s nga vitet ’90, ku vepra ishte listuar si punim i Dalí.

Eksperti i njohur, Nicolas Descharnes, e certifikoi veprën si autentike, duke theksuar ngjashmërinë e stilit dhe ngjyrave me pjesët e tjera të serisë.

“Shumë njerëz presin të shohin surrealizmin tipik të Dalí, por kjo është ndryshe. Nuk është surrealiste”, tha Descharnes.

Piktura pritet të dalë në ankand më 23 tetor nga Cheffins, me një vlerësim që shkon deri në 30 mijë paund, një përfitim i jashtëzakonshëm për një blerje spontane prej vetëm 150 paundësh.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *