Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë si “fake news absolute” raportimet e medias publike izraelite Kan, sipas të cilave ai do të kishte marrë në konsideratë dorëzimin e zonës së Malit Dov në këmbim të tërheqjes së Sirisë nga pretendimet për Lartësitë e Golanit gjatë bisedimeve të fundit me Damaskun.
Mali Dov, i njohur edhe si Fermat Shebaa, ndodhet në kufirin me Golanin dhe është një territor i kontestuar mes Izraelit, Libanit dhe Sirisë.
Raportimi i Kan sugjeronte se zyrtarë izraelitë kishin shqyrtuar “mundësinë politike” të një shkëmbimi të tillë, i cili do të kërkonte miratimin e 80 deputetëve të Knesset-it.
Megjithatë, sipas burimeve, bisedimet janë pezulluar pas trazirave sektare në provincën jugore siriane të Sweida në fillim të gushtit.
Siç kujton Times of Israel, presidenti sirian Ahmad al-Sharaa ka deklaruar së fundmi se Siria nuk mund t’i bashkohet Marrëveshjeve të Abrahamit për sa kohë që Golan mbetet nën kontrollin izraelit.
Megjithatë, ai konfirmoi se Damasku është në “fazë të avancuar” negociatash me Izraelin për një marrëveshje sigurie të bazuar në vijat e disangazhimit të vitit 1974, të ndërmjetësuara nga OKB pas Luftës së Yom Kippur, që krijuan një zonë ndarëse mes dy vendeve në Lartësitë e Golanit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)