play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Në betejë me Hamasin, Izraeli formon “kabinet lufte” bashkë me opozitën

today11/10/2023

Background
share close

Opozita izraelite i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit Benjamin Netanjahu (o. Netanyahu) për të vazhduar së bashku qeverisjen e vendit që tani përballet në betejë me Hamasin.

Partia e Unitetit me Beni Ganxin në krye (o. Benny Gantz) vendosi të martën krijimin e një kabineti urgjence pas disa ditëve negociatave nisur nga situata në Gazë.

“Kabineti i luftës” do të drejtojë luftën me Hamasin, siç ishte kërkuar nga opozitari Ganx, bashkë me kryeministrin Netanjahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Joav Galant (o. Yoav Gallant).

Në kabinet është planifikuar një vend edhe për kryetarin e opozitës Jair Lapid (o. Yair), i cili nuk ka pranuar të futet në qeveri pa u larguar nga koalicioni parti të ekstremit të djathtë.

Hamasi hedh bomba në Tel-Aviv

Nga përplasja luftarake mes Izraelit dhe grupit Hamas, bilanci i viktimave dhe të plagosurve vazhdon të përkeqësohet.

Në Izrael raportohen 1.200 të vrarë dhe mbi 3 mijë të plagosur, ndërsa në Rripin e Gazës, viktimat e kalojnë shifrën 950.

Të dyja palët iu rikthyen ditës shkëmbimeve me raketa, me Izraelin që bombardoi streha të tjera të militantëve dhe Hamasi, i cili depërtoi me raketat e veta drejt Tel-Avivit.

Sirenat ranë dy herë në zonën e kryeqytetit izraelit, por pa shkaktuar dëme në njerëz.

Në kufirin me Gazën, ndërkaq, forcat izraelite punuan për të çminuar perimetrin e kufirit dhe për të korrigjuar hendekun e krijuar nga mësymja e së shtunës (7 tetor) prej trupave të Hamasit.

Trupat po ndihmohen me tanke dhe mjete fluturuese, duke goditur terroristët palestinezë që tentojnë t’i afrohen kufirit,” njoftoi ushtria izraelite.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *