play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

MTV VMA 2026: Madonna kryeson me 11 nominime, lë pas Taylor Swift

today19/08/2026

Background
share close

Madonna rikthehet fuqishëm në qendër të vëmendjes, duke kryesuar listën e nominimeve për MTV Video Music Awards 2026. Legjenda e muzikës pop ka marrë plot 11 nominime, duke lënë pas Taylor Swift, e cila e cila këtë vit ka siguruar nëntë të tilla.

Madonna është nominuar, mes të tjerash, për Videon e Vitit me “Confessions II – The Film” dhe për Artisten e Vitit. Në garën për çmimin kryesor të videoklipit do të përballet edhe me Taylor Swift, e nominuar me “The Fate of Ophelia”, pjesë e albumit të saj më të fundit, “The Life of a Showgirl”.

Për Madonna-n, kjo është një tjetër dëshmi e jetëgjatësisë së saj në industrinë muzikore. Ajo është një nga artistet më të vlerësuara në historinë e VMA-ve, me 20 trofe të fituar gjatë karrierës.

Në anën tjetër, Taylor Swift vazhdon të forcojë rekordin e saj në historinë e VMA-ve. Ajo dhe Beyoncé kryesojnë listën e artisteve me më shumë fitore, me nga 30 trofe secila.

Mes artisteve të tjera të nominuara këtë vit janë Ariana Grande, e cila vitin e kaluar fitoi VMA-n për Videon e Vitit, si dhe Sabrina Carpenter. Të dyja artistet kanë siguruar nga shtatë nominime.

Publiku do të ketë mundësi të votojë online në 13 kategori, ndërsa fituesit do të shpallen më 27 shtator, gjatë ceremonisë që do të transmetohet drejtpërdrejt në CBS dhe MTV, si dhe në platformën Paramount+.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *