Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha gjatë një takimi me mjekët që përfundojnë këtë vit specializimin, se po ndërmerren disa politika të qëndrueshme për ta bërë sa më atraktiv punësimin e mjekëve në Shqipëri.
Manastirliu në fjalën e saj theksoi gjithashtu se në buxhetin e vitit 2023 është planifikuar rritje pagash prej 7% për mjekët dhe personelin mjekësor, duke filluar nga muaji korrik.
“Sfida me autonominë spitalore është padyshim një sfidë që lidhet me spitalet rajonale, përveçse me spitalet universitare, e cila do të krijojë mundësinë që të kenë një autonomi spitali edhe për burimet njerëzore, pra autonomia menaxheriale e krijon këtë mundësi, për të pasur më shumë incentiva finaciare, për të pasur më shumë mbështetje financiare, bazuar mbi performancën e punës së mjekëve në sistemin shëndetësor publik, por edhe mundësi të reja që ne duam të krijojmë pikërisht në sistemin shëndetësor publik, në atë spitalor specifikisht, me përfshirjen e modelit të autonomisë spitalore në strukturat tona”- tha Manastirliu.
Përfundojnë këtë vit specializimin afatgjatë në Mjekësi rreth 190 mjekë specalistë, nga të cilët rreth 70 kanë kontratë me MSHMS për t’u punësuar në spitalet ku ka nevoja për mjekë specialistë. Që prej vitit 2014, çdo vit janë hapur specializimet në Mjekësi dhe janë mbi 2 mijë kuota të cilat kanë filluar dhe janë në proces specializimi. Më shumë se 400 mjekë specialistë janë punësuar në spitale universitare, rajonale apo bashkiake duke i ofruar qytetarëve shërbime afër vendbanimit.
Post comments (0)