Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Liqeni rozë i Senegalit tani është i gjelbër. Përmbytjet e mëdha të vitit të shkuar ndotën ujin dhe ndryshuan ekosistemin që përcakton ngjyrën e pazakontë të hapësirës ujore, raporton “Reuters”.
Senegal's Pink Lake is now green. Extreme floods last year contaminated the water, altering the ecosystem responsible for what was the water's unusual color. Salt farmers and tourism businesses have been left fearing for their future https://t.co/jEyt4qIUai pic.twitter.com/IbSFmHV4mq
— Reuters (@Reuters) January 24, 2023
I njohur si liqeni Retba, kripësia e lartë dhe mikrobioma e rrallë që vjen nga një algë që i jep ngjyrën rozë dhe kjo e ka bërë një nga vendet më të vizituara në Afrikën Perëndimore dhe ndodhet nën vëmendjen e UNESCO-s për t’u konsideruar si Trashëgimi Kulturore.
Shtatorin e kaluar ndryshoi gjithçka kur shirat e rrëmbyer mbi kryeqytetin Dakkar sollën përmbytje drejt liqenit që krijuan një kanal të madh në shtratin e tij. hendeku largoi një pafundësi grumbujsh kripe dhe fundosi tezgat e shitësve përgjatë bregut.
Kanali solli ujë në ngjyrë të gjelbër në kafe brenda në liqen, bregu i të cilit u mbush me peshq të ngordhur.
Përmbytja solli humbjen e 7000 ton kripë me vlerë 696.000 Dollarë, sipas shoqatës së nxjerrjes së kripës. Kjo ka ngjallur frikën se ndryshimi i përbërjes së liqenit do ta bëjë të pamundur grumbullimin e mëtejshëm të kripës, e cila është burim të ardhurash për jetesën e mijëra njerëzve
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)