Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today23/07/2025
Vendimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të marrë kontrollin mbi dy organe anti-korrupsion ka nxitur reagime të ashpra nga BE dhe G7, si dhe protesta të mëdha në Kiev.
Të martën, Zelenskyy nënshkroi një ligj që i jep prokurorit të përgjithshëm, i emëruar prej tij, kontrollin mbi Byroja Kombëtare Anti-Korrupsion (NABU) dhe Prokurorinë e Specializuar Anti-Korrupsion (SAPO). Ai argumentoi se masa synon të luftojë spiunët rusë, por kjo ka shqetësuar Brukselin, që kërkon pavarësi institucionale për këto organe.
Reformat në Ukrainë janë pezulluar për shkak të kundërshtimit të Hungarisë, aleate e Rusisë në BE. Presidenti francez Macron dhe kryetari i Këshillit Europian Costa kërkuan nga Zelenskyy rishqyrtimin e ligjit.
Ambasadorët e G7 në Kiev shprehën “shqetësime serioze” dhe njoftuan se do diskutojnë çështjen me qeverinë ukrainase.
Zëvendëskryeministri Taras Kachka siguroi se ligji nuk kërcënon pavarësinë e organeve anti-korrupsion dhe se Ukraina është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit.
Zelenskyy tha se lufta kundër korrupsionit dhe forca e organeve ligjzbatuese janë thelbësore për mbrojtjen nga pushtuesit rusë.
Ukraina mori statusin e kandidatit për BE në 2022, por procesi është i bllokuar nga vetot e Hungarisë. Liderët e BE-së përjashtuar Orbán, vlerësuan progresin e Ukrainës dhe e ftuan të vazhdojë reformat, por lëvizja e fundit e Kievit e vështirëson këtë rrugë.
Një zyrtar i BE-së komentoi se situata është “si të udhëheqësh 26 mace që nuk duan të lëvizin para, pa macen e 27-të,” duke nënkuptuar vështirësinë e bashkimit pa mbështetjen hungareze.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)