Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Furnizimi me gaz dhe çlirimi nga varësia nga gazi rus mbeten sfida për shumë shtete evropiane edhe para këtij dimri. BE-ja ka ftuar vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë që t’i bashkohen platformës së përbashkët për blerjen e gazit. Plani është që BE të ndalojë blerjen e gazit rus deri në vitin 2027.
Këto shtete tashmë kanë përvojë nga dimri i kaluar, ka ende një situatë më të favorshme në tregun e gazit, ka disponueshmëri më të madhe të gazit si dhe çmime dukshëm më të ulëta në bursa dhe në Evropë në përgjithësi krahasuar me vitin e kaluar, kur çmimet e gazit ishin deri në gjashtë apo shtatë herë më të larta se sot. Tani çmimi i gazit është rreth 40 deri në 50 euro për megavat orë. Vendet e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në dimrin e ardhshëm disi më të përgatitura se një vit më parë për furnizimet me gaz.
Gazsjellësi ndërmjet Serbisë dhe Bullgarisë është një nga projektet më të rëndësishme për diversifikimin e burimeve të furnizimit me gaz. Në aspektin e diversifikimit është i rëndësishëm edhe interkonektori i ri Serbi-Bullgari, i cili duhet të hapet së shpejti. Është një gazsjellës krejtësisht i pavarur, pronarët e të cilit do të jenë Serbia dhe Bullgaria.
Maqedonia e Veriut ende nuk i ka hapur plotësisht kapacitetet e saj në anën bullgare. Ky shtet ballkanik po ndërton një gazsjellës të ri me Greqinë, megjithëse do të duhen dy vjet e gjysmë deri në tre vjet për ta përfunduar atë. Ka gjithashtu plane për të lidhur me gazsjellës Serbinë me Maqedoninë e Veriut.
Serbia nuk i ka ndjerë dukshëm çmimet e tregut të gazit, madje nuk ka lidhur ende asnjë kontratë përmes kësaj platforme, sepse çmimi për ta ishte akoma më i lartë në atë moment se çmimi i kësaj kontrate afatgjatë që kanë me Gazpromin rus.
Serbia ka mbushur me furnizm me gaz magazinën e saj, që ndan me Gazprom të Rusisë në Banatski dvor, dhe po ruan më shumë gaz në Hungari. Edhe Bosnja dhe Hercegovina nuk do të blejë gaz nga BE-ja, është e kënaqur me furnizimet nga Rusia.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)