Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Ministri japonez i Mbrojtjes, Gen Nakatani, zhvilloi të martën një vizitë zyrtare në Ankara, ku diskutoi mbi bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe mundësinë e blerjes së dronëve të prodhuar në Turqi.
Vizita vjen në një kohë kur Japonia po zgjeron përdorimin e sistemeve të pa pilotuara në forcat e saj tokësore, ajrore dhe detare.
Sipas burimeve diplomatike në Ankara, bisedimet mes dy ministrave u fokusuan në mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit për pajisje dhe teknologji mbrojtëse, si dhe në rritjen e kontakteve mes Forcave të Armatosura Turke dhe Forcave Japoneze të Vetëmbrojtjes.
Gjatë vizitës, Nakatani pritet të ndalet edhe në Stamboll ku do të inspektojë kompani dhe objekte të industrisë së mbrojtjes, përfshirë Turkish Aerospace Industries (TUSAŞ), kantieret detare dhe kompaninë e njohur të dronëve Baykar. Zyrtarë turq theksuan se në fokus do të jenë inspektimet dhe shkëmbimi i eksperiencës, por një marrëveshje konkrete për blerje nuk pritet ende.
Turqia ka furnizuar me dronë disa vende, përfshirë Ukrainën, ndërsa Japonia po shqyrton opsione të ndryshme, mes tyre edhe dronët turq, për të zgjeruar kapacitetet e saj ushtarake.
Pas takimit, ministri turk i Mbrojtjes, Yaşar Güler, deklaroi se Ankaraja dëshiron të thellojë bashkëpunimin ushtarak dhe në industrinë e mbrojtjes me Japoninë.
Vizita e Nakatani-t në Turqi është pjesë e një turi rajonal nga 17 deri më 22 gusht, që përfshin gjithashtu ndalesa në Xhibuti dhe Jordani
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)