Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Italia do të bëhet vendi i parë që do të ndalojë tregtimin, importin dhe prodhimin e ushqimeve të prodhuara në laborator, pasi Senati dha dritën jeshile për miratimin e projektligjit.
Pak ditë më parë senati miratoi me 93 vota pro, projektligjin e iniciativës së qeverisë për ndalimin e ushqimeve sintetike.
Italia do të bëhet kështu vendi i parë që ndalon plotësisht tregtimin, importimin dhe prodhimin e ushqimeve sintetike.
Ministri i Bujqësisë dhe Sovranitetit Ushqimor, Francesco Lollobrigida, nënvizoi rëndësinë e kësaj mase.
“Ne jemi vendi i parë që kemi marrë këtë vendim, duke mbrojtur sovranitetin tonë ushqimor dhe duke garantuar sigurinë e konsumatorit”, tha Lollobrigida.
Dispozita përmban edhe një ndalim tjetër të rëndësishëm, atë të përdorimit të emërtimit ‘mish’ për ushqimet e përftuara nga proteinat bimore.
Kjo zgjedhje synon të ruajë integritetin e termit ‘mish’ për produktet me origjinë shtazore, duke shmangur konfuzionin dhe garantimin e informacionit të saktë për konsumatorin.
Projektligji do t’i paraqitet Dhomës së Deputetëve për miratim përfundimtar.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)