play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

India kundër kërcënimit të Trump për tarifa ndaj naftës ruse: I padrejtë dhe i paarsyeshëm

today05/08/2025

Background
share close

India ka reaguar ashpër ndaj kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e taksave të larta ndaj importit të naftës ruse, duke e cilësuar atë si të “padrejtë dhe të paarsyeshëm”.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se do të rrisë ndjeshëm tarifat ndaj Indisë, duke e akuzuar atë se “nuk i intereson sa njerëz po vriten në Ukrainë nga makineria ushtarake ruse”.

Ministria e Jashtme indiane reagoi me një deklaratë, ku zëdhënësi Randhir Jaiswal kujtoi se vetë SHBA kishin nxitur importin e gazit rus në fillim të luftës, për të ruajtur stabilitetin e tregjeve globale të energjisë. Ai theksoi se India nisi importin nga Rusia pasi furnizimet tradicionale u devijuan drejt Evropës.

India gjithashtu kritikoi faktin që SHBA-të, partneri i saj më i madh tregtar,po vijon ende tregtinë me Rusinë, pavarësisht sanksioneve. Vitin e kaluar, SHBA-të kryen shkëmbime tregtare me Rusinë në vlerën e rreth 3.5 miliardë dollarëve.

“India, si çdo ekonomi e madhe, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat dhe sigurinë e saj ekonomike”, theksohet në deklaratë.

Ndërkohë, Trump akuzoi Indinë se po përfiton duke rishitur në tregun ndërkombëtar një pjesë të naftës ruse të blerë, duke paralajmëruar se për këtë arsye do të rrisë “në mënyrë të ndjeshme” tarifat që India paguan për të eksportuar në SHBA.

Kryeministri indian Narendra Modi nuk ka dhënë urdhër për ndalimin e importeve nga Rusia, sipas burimeve të cituara nga Bloomberg. Ish-zyrtari indian i tregtisë, Ajay Srivastava, tha për BBC se deklaratat e Trump janë të gabuara dhe se tregtia me naftë është bërë në mënyrë transparente. Sipas tij, rafineritë indiane vendosin në mënyrë të pavarur se nga kush e blejnë naftën, në bazë të çmimit dhe sigurisë së furnizimit.

Ndërkohë që marrëdhëniet SHBA–Rusi janë tensionuar sërish, Trump ka paralajmëruar sanksione të ashpra ndaj Moskës nëse deri më 8 gusht nuk arrihet një armëpushim në Ukrainë. I dërguari amerikan Steve Witkoff pritet të vizitojë Rusinë këtë javë, ku do të takohet me presidentin Putin

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *