play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

I dedikuar për studentët, OpenAI prezanton produktin e ri

today30/07/2025

Background

OpenAI ka njoftuar se do të përfshijë një produkt të ri brenda ChatGPT të quajtur “modaliteti i studimit” që i ndihmon studentët të zgjidhin problemet hap pas hapi derisa të arrijnë në një rezultat.

Me Inteligjencën Artificiale që ka arritur majat, arsimtarët zbuluan se studentët mund ta përdorin për të  kopjuar dhe shmangur mendimin kritik. OpenAI tha se e ndërtoi këtë modalitet si “hap të parë në rrugëtimin më të gjatë për të përmirësuar të mësuarit në ChatGPT.”

Një në tre studentë përdorin ChatGPT sipas OpenAI, ndaj kompania krijoi modalitetin e studimit duke pasur parasysh këtë demografi. Studentët që përdorin këtë produkt do të hasin pyetje udhëzuese në vend të përgjigjeve të drejtpërdrejta për detyrat, testet dhe materialin e lëndës.

OpenAI publikoi edhe një video për të demonstruar sesi një student mund ta përdorë modalitetin për të kërkuar ndihmë me detyrat. Pasi ai vendos pyetjen, ChatGPT e nxit të veprojë më tej përmes dy hapave dhe të japë një përmbledhje të përgjigjes me fjalët e veta.

OpenAI tha se ky produkt është ndërtuar në bashkëpunim me mësues, shkencëtarë, ekspertë arsimi dhe studentë që marrin pjesë në ChatGPT Lab.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *