play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Interesante

Harrohen në hotel dokumente të klasifikuara të Departament të Shtetit për samitin Trump-Putin, ja çfarë përmbanin ato

today18/08/2025

Background

Dokumente të klasifikuara të Departamentit të Shtetit harrohen në një hotel në Alaskë gjatë samitit Trump–Putin

Dokumente të brendshme të Departamentit të Shtetit amerikan, që përmbanin detaje të ndjeshme mbi organizimin e samitit mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë, janë harruar brenda një hoteli në Anchorage, raporton Corriere della Sera.

Tetë faqe të printuara u lanë në një printer të një hapësire të përbashkët të hotelit ku qëndronte pjesë e delegacionit amerikan. Ato u gjetën nga një klient i hotelit pikërisht mëngjesin e takimit, i cili më pas ia dorëzoi radiove publike NPR.

Sipas mediave, dokumentet përfshinin udhëzime të sakta për oraret dhe vendndodhjet e çdo faze të takimit dypalësh, përfshirë emrat e sallave në bazën ushtarake ku u zhvillua samiti. Një nga detajet e zbuluara ishte edhe plani i Trump për t’i dhuruar Putinit një statujë tavoline të “bald eagle”, shqiponjës me kokë të bardhë, simbol i Shteteve të Bashkuara.

Në faqe të tjera ishin shtypur numrat e telefonit të tre anëtarëve të stafit të Departamentit të Shtetit, si dhe një menu e posaçme për drekën e parashikuar për presidentin rus, e cila më vonë u anulua. Menuja përfshinte sallatë, fileto, peshk dhe si ëmbëlsirë një crème brûlée.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *