Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today18/01/2023
Një laborator i ri me standarde evropiane për diagnostifikimin e sëmundjeve tumoriale është hapur në QSUT.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu monitoroi nga afër Laboratorin e ri dhe tha se është një hallkë shumë e rëndësishme për diagnostifikimit në kohë të sëmundjeve tumorale.
“Ky investim është shumë i rëndësishëm përsa i përket diagnostikimit në kohë të sëmundjeve tumorale dhe trajtimit efektiv të sëmundjeve. Me Shërbimin e Anatomisë-Patologjike që tashmë do të ketë me të vërtetë një hap cilësor përsa i përket kohës së përgjigjes, përsa i përket biopsive, imunohistokimisë, patologjive dhe të gjitha ekzaminimeve që ofrohen, numrit vetë, pra volumit të punës, i cili do të rritet sepse më shumë analiza do të kryhen dhe shpejtësia dhe automatizimi i proceseve garanton që të kemi më shumë mundësi për të bërë më shumë volum të analizave laboratorike. Dhe kjo është një garanci për qytetarët, për të marrë shërbim në kohë, shërbim më të shpejtë, shërbim shumë cilësor sepse në të gjitha spitalet ku këto laboratorë do të shtrihen kështu sikurse është dhe në QSUT, do të ketë të njëjtin standard”, tha Manastirliu.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)