Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Gjiganti amerikan i kompjuterëve Microsoft jep alarmin se platforma e tij SharePoint po përballet me një sulm të vazhdueshëm nga hakerët.
Sulmet po godasin serverët e këtij aplikacioni që përdoret gjerësisht nga qeveri, kompani dhe organizata në mbarë botën për shpërndarjen dhe përdorimin në rrjete të brendshme të dokumenteve dhe mesazheve të komunikimit. Në shënjestër janë organizma në Shtetet e Bashkuara dhe mbarë botën, por ende nuk janë dhënë emra specifikë.
Përdoruesve mund t’u vidhen të dhëna konfidenciale, mund t’u falsifikohen dokumentet, ndërsa dëmet mund të çojnë deri në ndërprerje të funksioneve të brendshme të institucioneve.
Microsoft u bëri thirrje përdoruesve të instalojnë disa mekanizma të sapopublikuar për t’u mbrojtur nga këto sulme. Për disa versione, si ato të viteve 2016 dhe 2019, rekomandohet që serverët të shkëputen nga interneti. FBI ka nisur punën për hetimin dhe parandalimin e rrezikut. Në mbarë botën, dhjetëra mijë serverë mund të jenë në rrezik.
Written by: Sasha Ndreka
Vjena është përfshirë nga moti i keq. Ngricat e akullit kanë sjellë mbylljen e aeroportit. Autoritetet kanë kufizuar fluturimet për në aeroportin Vaclac Havel të Pragës. Një shtresë akulli është formuar në pistat e Vjenës, ndërkohë ekipet janë angazhuar për të pastruar pistën. Sakaq fluturimet janë devijuar në aeroporte të […]
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)