Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Politika e Tajlandës është futur sërish në kaos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shkarkuar kryeministren Paetongtarn Shinawatra, duke i dhënë një goditje të rëndë dinastisë më të fuqishme politike të vendit.
Paetongtarn, u rrëzua nga posti për shkelje të etikës pas publikimit të një telefonate në qershor, ku dëgjohej duke e quajtur ish-kryeministrin e Kamboxhias, Hun Sen, “xhaxha” dhe duke kritikuar ushtrinë tajlandeze, në një kohë kur tensionet kufitare mes dy vendeve po përshkallëzoheshin. Telefonata u bë publike nga vetë Hun Sen, duke i shkaktuar dëme të mëdha reputacionit të saj.
39 vjeçarja e pranoi vendimin, por tha se qëllimi i saj ishte “të shpëtonte jetë njerëzish” duke kërkuar paqe. Megjithatë, vetëm pak javë pas bisedës me Hun Sen, shpërtheu një konflikt mes dy vendeve për thuajse pesë ditë, ku u vranë dhjetëra persona dhe qindra mijëra u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Ky rast është i pesti në radhë kur Gjykata Kushtetuese rrëzon një kryeministër, që prej vitit 2008.
Paetongtarn u ngrit në pushtet shpejt, pasi iu bashkua partisë Pheu Thai vetëm në vitin 2021.
Rrëzimi i saj është një tjetër goditje për familjen Shinawatra, që ka mbizotëruar skenën politike tajlandeze prej dy dekadash.
Ajo bëhet anëtarja e tretë e familjes që e humb postin para kohe, babai i saj Thaksin u rrëzua nga një grusht shteti ushtarak në vitin 2006, ndërsa halla e saj Yingluck u shkarkua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2014. Megjithëse Thaksin është tërhequr prej vitesh nga politika aktive, ai ka mbetur një figurë me ndikim të madh, por pas kësaj goditjeje, mbetet e paqartë se sa fuqi do të ketë më tej mbi politikën e vendit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)