play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Fundi i botës? Paralajmërimi i rënies së borës në shkretëtirë

today24/01/2022

Background
share close

Të dielën,  për herë të parë  në 50 vite ra borë në provincën Asir të Arabisë Saudite, gjithashtu temperaturat në zonë shënuan -2C, sipas mediave lokale. Të mërkurën e kaluar, ra borë edhe në qytetin algjerian Ain Sefra. Rajoni njihet zakonisht si “porta” për në Sahara, shkruan Express UK

Ishte dimri i katërt radhazi, që u regjistruan reshje bore në një zonë që është normalisht e thatë dhe hera e parë në 37 vite që vendi përballej me një dukuri të tillë. Disa njerëz besojnë se moti i pazakontë është  shenjë e fundit të botës, raporton abcnews.al

Sipas Israel365 News, i cili promovon “një këndvështrim biblik” mbi të tilla lajme pohoi se sipas profetit Isaia këto dukuri shënojnë fundin e botës. Por sipas disa të tjerëve, bora tregon një shenjë më optimistë. Bora mund të jetë një ogur i mirë që simbolizon faljen e Perëndisë.

Gjithashtu shumë vende të hemisferës veriore janë përballur me temperatura ekstreme të motit. Zonat në Indi, Kinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë përballur me të ftohtin ekstrem. India ka regjistruar temperatuatat më të ulëta në 119 vite.

Spanja gjithashtu ka regjistuar rekord temperaturash të ulëta që nga viti 1971. Por ndryshimi klimatik  besohet se është arsyeja e temperaturave ekstreme në shumë vende të botës. Rritja e niveleve të karbonit ka ndryshuar temperaturat, gjë që mund të sjellë temperatura më të nxehta dhe më të ftohta në të ardhmen, raporton abcnews.al

Në një studim që studion lidhjen midis motit ekstrem në SHBA me temperaturat e Arktikut, studiuesit thanë se nuk ishte “rastësi” që temperaturat më të ngrohta në Arktik shkaktojnë temperatura më të ftohta në disa zona të Amerikës.

Jennifer Francis, studiuese e shkencave detare, tha: “Temperaturat e ngrohta në Arktik bëjnë që rrymat të “tronditën” dhe të shkaktojë ajrin e ftohtë në jug. “Këto lëkundje priren të qëndrojnë për një kohë, kështu që moti në Shtetet e Bashkuara lindore, qoftë i ftohtë apo i ngrohtë, ka tendencë të vazhdojë për një kohë të gjatë.”

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *