Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Flaka Olimpike është zyrtarisht në Itali dhe ka ndriçuar plotësisht Romën.
Pasi mbërriti mbrëmjen e së enjtes, më 4 dhjetor, zjarri u rikthye të shkëlqejë në selinë presidenciale, ku kreu i shtetit, Sergio Mattarella, ndezi një pishtar ceremonial.
“Ndezja e flakës olimpike, e cila i jep fillimin një rruge emocionuese përmes rajoneve të Italisë, nuk ka të bëjë vetëm me kryeqytetin. Ajo përfshin parimet dhe idealet që lidhen me karakterin universal. Paqja është e shkruar në ADN-në e popujve që nga kohët më të lashta”, tha Sergio Mattarella, president i Italisë.
Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina” do të zhvillohen nga 6 deri më 22 shkurt. Aty do të marrë pjesë edhe Shqipëria, që shpreson të bëjë histori me skiatoren Lara Kolturi.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)