play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

E nisën për pak javë por kanë 10 vjet në “muaj mjalti”. Historia e çiftit aventurier

today01/02/2022

Background
share close

Dhjetë vjet më parë, Mike dhe Ann Howard u martuan dhe vendosën si shumë çifte të shkonin në një muaj mjalti. Ky rrugëtim vazhdon ende.

A new way to honeymoon, with traveller couple Mike and Anne Howard -  Unorthodox Travel

Por si ndodhi? Në fillim çifti mendonte vetëm t’i shtonin disa javë pushimeve. “Ne kishim një hartë dhe shënuam në të destinacione të ndryshme, tha Majk për American People në një intervistë me rastin e dhjetëvjetorit të martesës së tyre dhe vazhdimit të muajit të mjaltit ende të papërfunduar.

Around The World: Interview with Mike and Anne Howard of HoneyTrek

Si u zhvillua ky “muaj mjalti” dhjetëvjeçar?

Pas shumë mendimeve dhe planifikimeve financiare, muaji i mjaltit filloi më 22 janar 2012. Plani i parë ishte se do të zgjaste një vit.

Ultimate Journeys for Two: Extraordinary Destinations on Every Continent :  Howard, Anne, Howard, Mike: Amazon.in: Books

Jeta kishte plane të tjera. Deri më sot, ata kanë udhëtuar në 63 vende në të gjitha kontinentet, për rreth 3700 ditë. Udhëtimet e tyre ata i regjistrojnë në blogun e tyre, HoneyTrek.

Book Tour: Ultimate Journeys for Two

Mike dhe Ann kanë shkuar në të 50 shtetet e SHBA -së, kanë udhëtuar nëpër botë 11.5 herë me avion falas, duke përfituar nga miljet ajrore bonus, kanë bërë glamping dhe kanë kaluar natën në mbi 200 hotele luksoze.

 

Në një intervistë me People, ata folën për atë që mësuan gjatë udhëtimit, për kursimin e parave dhe planet e tyre të së ardhmes. “Ne ishim bashkëlojtarë të volejbollit dhe më pas kaluam një verë të mrekullueshme së bashku. Kemi jetuar aventura të ndryshme në Vermont, kemi bërë udhëtime në rrugë dhe rafting. Më në fund u martuam”, tha An.

Mike & Anne Howard - TBEX Europe 2021 TBEX Europe 2021

Në dasmë ata u kërkuan miqve dhe të afërmve në vend të dhuratave tradicionale të dasmës që të kontribuojnë në aventurat e tyre të udhëtimit. “Ishte fantastike sepse ata ishin shumë mbështetës. Patën bujarinë të na dërgonin në të gjithë botën dhe ne i falënderuam me kartolina nga udhëtimet tona. Ne donim të përmbushnim ëndrrat e njerëzve që duam dhe mendoj se disi i ndamë ato përvoja edhe nëse ata nuk ishin me ne,” thotë ajo.

Newlyweds spend TWO YEARS on honeymoon around the world | Daily Mail Online

Një pjesë e rëndësishme e procesit është sigurisht planifikimi financiar. “Nuk janë më pushime, por një mënyrë e re jetese,” thotë Ann. Edhe pse çifti ka disa të ardhura nga blogu, librat dhe programi Trip Coach që kanë nisur, ata zgjedhin të udhëtojnë me një buxhet të ngushtë, 50 dollarë në ditë (dmth rreth 45 euro). Përvojat janë ato që kanë rëndësi, jo të mirat materiale.

“Ka kaq shumë gjëra të mrekullueshme që gjithsesi janë falas. Duke ecur në një treg lokal, duke folur me dikë në një park dhe thjesht duke mësuar dhe shikuar. “Argëtimi nuk duhet të jetë i shtrenjtë”, thotë An.

5 Minutes With HoneyTrek – McCool Travel Interviews

Çifti ka plane të mëdha për përvjetorin e martesës. “Ne duam ta festojmë duke kaluar 10 muaj në muajin tonë të mjaltit”, thotë Ann.

Anne & Mike Howard | RMWorldTravel with Robert & Mary Carey and Rudy Maxa

McCool Travel's 128th travel interview is with Mike and Anne Howard—of  HoneyTrek—who are currently on travelin… | Explore travel, Travel  essentials, Airplane travel

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *