Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Bjellorusia dhe Irani, dy vende që kanë mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë, po planifikojnë të thellojnë marrëdhëniet bilaterale në të gjitha fushat, përfshirë edhe mbrojtjen. Kështu kanë thënë presidentët e tyre në bisedimet e zhvilluara të mërkurën në Minsk.
Agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve “Belta” raportoi se presidentët Aleksandër Lukashenko dhe Masoud Pezeshkian ranë dakord të punojnë për një traktat partneriteti strategjik.
“Jemi të gatshëm të diskutojmë çdo çështje, nuk kemi tema të mbyllura,” tha Lukashenko, duke shtuar se dy vendet mund të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme përfshirë “bashkëpunimin ushtarak-teknik.”
Lukashenko, aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, lejoi që Rusia të përdorte territorin bjellorus si bazë për pushtimin e plotë të Ukrainës dhe më pas pranoi stacionimin e raketave taktike bërthamore ruse në Bjellorusi.
Irani ka furnizuar Rusinë me dronë për përdorim në luftë dhe Pezeshkian ka nënshkruar në janar një traktat bashkëpunimi strategjik me Putinin, megjithëse pa një klauzolë mbrojtjeje të përbashkët.
Si Irani ashtu edhe Bjellorusia janë nën atë që Pezeshkian e përshkroi si “sanksione të paligjshme perëndimore”. “Belta” raportoi se ai tha se Irani ishte i gatshëm të ndihmonte Bjellorusinë të “neutralizonte” këto masa, duke theksuar se kishte mbi 40 vjet përvojë në këtë fushë.
Pezeshkian tha se dy vendet duhet të ndërtojnë lidhjet e tyre ekonomike dhe të tjera në një nivel që i përgjigjet nivelit të lartë të besimit mes tyre.
“Sigurisht, pikëpamjet tona të përbashkëta duhet të zbatohen në fushat ekonomike dhe kulturore, në zhvillimin e turizmit mes vendeve tona dhe gjithashtu, siç theksuat, në zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak-teknik,” u citua të ketë thënë ai duke iu drejtuar Lukashenkos.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)