Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Ditën e sotme u zhvillua një ceremoni mirënjohjeje kombëtare për të gjitha forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, dekoroi me Medaljen e Mirënjohjes Publike dhe Vlerësimit Profesional disa prej heronjve në betejën ndaj zjarreve.
Ai u shpreh se dekorimi është një “Shenjë simbolike mirënjohjeje dhe mesazh për të gjithë këtë trupë që meriton nderimin më të posaçëm”.
“Beteja e zjarreve që përfshiu territore të konsiderueshme të territorit tonë ishte një kronikë e gjatë ethesh, plagësh, dhimbjesh, një kronikë dramatike, por me nota stërmundimi përkushtimi dhe momente kulmore edhe heroizmi njerëzor, që i bëjnë nder uniformave tuaja dhe falë jush nderojnë shtetin shqiptar, lartësojnë republikën tonë”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.
Mes të dekoruarve me Yllin e Mirënjohjes Publike ishte edhe Komisar Agim Troci, i cili u plagos vetë pasi shpëtoi disa banorë të bllokuar nga zjarret.
Yllin e Mirënjohjes publike e morën edhe koloneli Gëzim Marku dhe nënkoloneli Ervin Buzi.
Mirënjohje Publike, Vlerësim Profesional dhe Medalje Ari, morën:
Inspektor Klajdi Mustaj,
Nënkolonel Euklid Jemini,
Nënkolonel Vladimir Nasufi,
Ilirjan Hasanaj,
Zjarrfikës Klodian Fishta,
Zjarrfikës Ahmet Beqo,
Zjarrfikës Besnik Hasani,
Kryeinspektor Ilir Llapushi,
Zjarrfikës Ilir Sinani,
Medalje Argjendi morën:
Nënkomisar Eridion Lame
Inspektore Laura Leka,
Nënkolonel Aleksander Sine,
Major Ermal Radomi,
TogerSaimir Shemi,
Rreshter Indrit Shehi,
Tetar Vasil Leno
Medalje Bronzi:
Oficer Andi Gjura,
Nëntoger Denis Gaba,
Rreshter Granita Hasanaj,
Ushtar Brisild Xhaçka
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)