play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

DASH revokon mbi 100 mijë viza: Kishin lidhje me aktivitetet kriminale, do t’i deportojmë

today12/01/2026

Background

Këtë të hënë, më 12 janar, Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka revokuar mbi 100 mijë viza, për persona që kanë pasur kontakte me forcat e ligjit të SHBA-ve për aktivitet kriminal.

“Departamenti i Shtetit ka revokuar mbi 100,000 viza, duke përfshirë rreth 8,000 viza studentore dhe 2,500 viza të specializuara për individë që kanë pasur kontakte me forcat e rendit të SHBA-ve për aktivitet kriminal. Ne do të vazhdojmë të deportojmë këta kriminelë për ta mbajtur Amerikën të sigurt.”, bëri me dije DASH përmes një postimi në X.

Shumica e vizave të revokuara i përkasin udhëtarëve biznesi dhe turistikë që kishin tejkaluar afatin e qëndrimit. Rreth 8 studentë dhe 2 mijë e 500 punëtorë të specializuar humbën statusin e tyre ligjor, pasi sipas autoriteteve kishin pasur kontakte kriminale me forcat e rendit.

Tek punëtorët e specializuar, gjysma e revokimeve lidhen me arrestime për drejtim në gjendje të dehur, ndërsa pjesa tjetër për akuza si sulm, vjedhje, abuzim ndaj fëmijëve, shpërndarje droge dhe mashtrim financiar.

Administrata Trump ka paralajmëruar se do të vazhdojë verifikimin e vazhdueshëm të të gjithë të huajve me viza të vlefshme, përmes një qendre të re kontrolli. Gjithashtu, janë vendosur standarde më të rrepta për aplikantët e rinj, përfshirë rregullin e “ngarkesës publike” që mund të refuzojë vizat për ata që konsiderohen të varur nga përfitimet sociale.

Ndërkohë, një gjykatë federale ka sinjalizuar se do të bllokojë përkohësisht vendimin e administratës për t’i dhënë fund programeve të bashkimit familjar për shtetas nga disa vende të Amerikës Latine, duke ndikuar mijëra aplikantë.

Ky zhvillim shënon një tjetër hap të administratës Trump për të përmbysur politikat e emigracionit të administratës Biden dhe për të forcuar masat kundër emigracionit të paligjshëm.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *