Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Danimarka ka shpalosur qëllimin e saj për të arritur një marrëveshje politike mbi çështjen e ngritjes së kampeve të azilkërkuesve jashtë territorit të BE-së para fundit të këtij viti.
Komisioni Evropian ka paraqitur një projekt-rregullore që u mundëson shteteve anëtare të arrijnë marrëveshje me shtetet jashtë BE-së për të transferuar azilkërkuesit e refuzuar në këmbim të stimujve financiarë.
Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka mbështetur idenë e ndërtimit të qendrave të deportimit të azilkërkuesve në shtetet e botës së tretë.
Tani që presidencën gjashtëmujore të BE-së e ka Danimarka, duket se kjo ide do të gjejë zbatim praktik, pasi po mbështetet nga shumica dërrmuese e shteteve anëtare. Kancelari Merz e ka vlerësuar politikën e migracionit të Danimarkës si “vërtet shembullore”.
Komisioni Evropian nuk ka dhënë ende detaje konkrete, por pritet që deri në fillim të vjeshtës të përcaktohen shtetet që do të marrin miliona euro në këmbim të strehimit të azilkërkuesve sipas modelit italo-shqiptar.
Protokolli italo-shqiptar, të cilin von der Leyen e cilësoi si një model pionier nga i cili blloku mund të nxjerrë mësime.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)