Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Bayern Munich do të dyfishojë përpjekjet për të nënshkruar me yllin e Liverpool, Luis Diaz, pasi Jamal Musiala pësoi një dëmtim serioz që do ta mbajë jashtë fushës për të paktën 4 muaj.
Lojtari 22-vjeçar theu kaviljen në humbjen 2-0 të Bayernit ndaj Paris Saint-Germain në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube.
E përditshmja gjermane Bild raporton se drejtuesit bavarezë duan me patjetër të sjellin në “Allianz Arena” si sulmuesin kolumbian, ashtu edhe Nick Woltemade, i cili u dallua në Europianin U21 me Gjermaninë.
Midis palëve ka pasur kontakt dhe kolumbiani i ka thënë drejtuesve të Bayernit se ka dëshirë të bëhet pjesë e ekipit.
Por Liverpool e ka bërë të qartë më herët se futbollistin nuk e shet dhe e konsideron si pjesë të rëndësishme të projektit për të ardhmen.
Luis Diaz, në 50 ndeshje gjatë sezonit të kaluar, realizoi 17 gola dhe dha edhe 8 asistime.
Written by: Sasha Ndreka
Vjena është përfshirë nga moti i keq. Ngricat e akullit kanë sjellë mbylljen e aeroportit. Autoritetet kanë kufizuar fluturimet për në aeroportin Vaclac Havel të Pragës. Një shtresë akulli është formuar në pistat e Vjenës, ndërkohë ekipet janë angazhuar për të pastruar pistën. Sakaq fluturimet janë devijuar në aeroporte të […]
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)