play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sasha Ndreka

9582 Results / Page 780 of 1065

Background

Bota

Hajduti dehet dhe bie të fikët në apartamentin që do të vidhte

Një histori e pabesueshme ka ndodhur në Malajzi, në qytetin Bahau. Një hajdut është futur fshehurazi brenda një shtëpie për të vjedhur atë që gjen, por shpërqendrohet nga alkoolet që gjenden në shtëpi dhe humb vetëdijen. Pronari i banesës kur u zgjua të nesërmen në mëngjes, u habit kur gjeti në kuzhinë një burrë që i kishte rënë të fikët në dysheme. Ai ishte i rrethuar me shishe dhe gota […]

today26/01/2023

Aktualitet

Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do të jenë çmimet e fundit

Ndryshon sërish çmimi i karburantit në vend. Në mbledhjen e sotme të bordit të Transparencës, benzina është ulur me një lekë, ndërsa nafta me 4 lekë. Ndërkohë çmimi i gazit mbetet i pandryshuar. NJOFTIMI I BORDIT Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 26 Janar 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 25.01.2023, kemi ndryshime […]

today26/01/2023

Interesante

Imazhet satelitore tregojnë ajsbergun teksa shkëputet nga pjesa tjetër e akullit

Imazhet e reja satelitore ofrojnë pamje të ajsbergut masiv që u shkëput nga pjesa tjetër e akullit në Antarktidë. Blloku i ngrirë ka një trashësi prej 150 metra dhe një sipërfaqe prej1550 km². Ai u shkëput nga pjesa tjetër e akullit, i cili ështe i njohur si Chasm-1, dhe rritet rreth 4 kilometra çdo vit që nga viti 2012. Imazhet e pabesueshme janë marrë nga një satelit Copernicus Sentinel-2, i cili rrotullohet […]

today26/01/2023

Sport

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Kombeve

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që të bëjë ndryshime në organizimin e Ligës së Kombeve dhe kualifikueset e Kampionatit Europian. Kështu, fituesit dhe vendet e dyta në Ligën A do të sfidohen për finalet e turneut.  Mes ligave do të luhen ndeshje për ngjitje ose zbritje mes divizioneve. Formati i kualifikueseve të Europianit dhe Botërorit do të jetë me 12 grupe me nga 4 ose 5 ekipe, çka pritet të […]

today26/01/2023

Show Biz

Gurët që lindin gurë, njihuni me shkëmbinjtë “e gjallë”

Në Rumani ekzistojnë disa shkëmbinj që rriten dhe shumohen. Kjo ndodh për shkak të një procesi gjeologjik, që i bën këta shkëmbinj që të rriten me 5 cm çdo 1000 vite, gjë që i bën unikë. Gurët kanë një strukturë minerare të veçantë, që imiton bimët dhe gjitarët. Këta shkëmbinj ndodhen në fshatin e vogël rumun të quajtur Kosteshti, 80 km në perëndim të Bukureshtit. “Gurët kanë mosha të ndryshme. […]

today26/01/2023

Show Biz

Pique publikon foton e parë me të dashurinë e re dhe rrjeti e mori si mesazh për Shakirën

Gerard Pique bëri goditjen e fundit në ndarjen e tij të turbullt nga Shakira të mërkurën teksa zyrtarizoi në Instagram lidhjen me të dashurën Clara Chia. Futbollisti, 35 vjeç, i cili u nda nga këngëtarja, 45 vjeçe, në qershor 2022 pas një romance 12-vjeçare dhe mes akuzave për tradhëti, publikoi një foto  me dashurinë e tij të re, 23 vjeccaren, në një selfie të lumtur - e cila mblodhi shpejt […]

today26/01/2023

Bota

Shpenzoi 19,000 paund për “t’u bërë ujk”

Një burrë që shpenzoi 19,000 £ (23,000 dollarë) për një kostum ujku shumë realist, thotë se kur e vesh atë “nuk ndihet më njeri”. Shuma që ai shpenzoi i solli rezultatet që ai priste. Toru Ueda, një inxhinier nga Tokio, i pëlqen të relaksohet dhe të çlodhet duke veshur kostumin e tij të ujkut. Për këtë kostum punuan katër njerëz për shtatë javë për ta krijuar, ai thotë se kjo […]

today25/01/2023

Kuriozitete

Djathi i gomaricës 1000 euro kilogrami, ja çfarë e bën të veçantë

Blerësit e tyre, do të thotë dikush, janë ata që nuk dinë ç’të bëjnë me para. Në vend të parfumit ekskluziv, aty paketohet djathi nga qumështi i gomaricës, pikërisht për njerëz me xhepa të thellë. Në një vend afër Beogradit, në rezervatin natyror prodhojnë djathin më të shtrenjtë në botë. Për vetëm 1 kg djathi nevojiten 25 litra të qumështit të gomaricës dhe ky është edhe justifikimi për çmimin e […]

today25/01/2023

Bota

Bill Gates paralajmëron: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

Bill Gates ka paralajmëruar që bota duhet të jetë gati për pandeminë e radhës, që mund të jetë shumë më e rëndë sesa Covid-19. I pranishëm në Institutin Loëy të Sidneit, miliarderi theksoi se liderët politikë duhet të lënë mënjanë keqkuptimet dhe të punojnë së bashku për t’u përgatitur për virusin e radhës. “Me pandeminë që kaluam u treguam budallenj, nuk kishim pajisjet e duhura, ashtu siç i kemi për […]

today25/01/2023