Imazhet e reja satelitore ofrojnë pamje të ajsbergut masiv që u shkëput nga pjesa tjetër e akullit në Antarktidë. Blloku i ngrirë ka një trashësi prej 150 metra dhe një sipërfaqe prej1550 km². Ai u shkëput nga pjesa tjetër e akullit, i cili ështe i njohur si Chasm-1, dhe rritet rreth 4 kilometra çdo vit që nga viti 2012.
Imazhet e pabesueshme janë marrë nga një satelit Copernicus Sentinel-2, i cili rrotullohet rreth poleve në një mision të menaxhuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA). Ky është një proces krejtësisht i natyrshëm që ndodh rregullisht në kontinentin e ngrirë dhe nuk është i lidhur me ndryshimet klimatike.
Shkëputja shkaktohet nga lëvizja përpara e një akullnaje që e bën fundin e saj të paqëndrueshëm, kështu që një pjesë e saj bie, shpesh duke formuar një ajsberg. Procesi u mundëson akullnajave të balancojnë akumulimin e borës dhe akullit të ri.
Ndonëse ky nuk do të jetë ajsbergu më i madh që do të ndahet nga Antarktida, është pjesa më e madhe që ka humbur që nga fillimi i vëzhgimeve mbi 100 vjet më parë në 1915.
Post comments (0)