Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Dua Lipa, ka rekomanduar librin “Të lirë” (“Free”) të autores Lea Ypi si përzgjedhjen e muajit korrik në klubin e saj të librit, Service95.
Lea Ypi është një autore shqiptare me famë ndërkombëtare, e cila në këtë vepër rrëfen përvojën e saj si fëmijë në Shqipërinë e izoluar gjatë regjimit komunist.
“Lea përshkruan një vend stalinist aq të izoluar politikisht, saqë kishte prishur marrëdhëniet jo vetëm me Perëndimin, por edhe me Bashkimin Sovjetik dhe Kinën. Këndvështrimi i një fëmije e bën këtë realitet të çuditshëm të duket krejtësisht normal. Një kapitull i tërë i librit i kushtohet një kanaçeje Coca-Cola. Në Shqipërinë e Leas, një kanaçe bosh Coca-Cola ishte një simbol statusi; diçka që njerëzit e dëshironin dhe e lakmonin. Nëna e saj kursen para për të blerë një të tillë. Ajo humbet. Mes fqinjëve shpërthen një konflikt. Në kohën kur gjithçka zgjidhet, të gjithë tashmë kanë kaluar te Fanta”, shkruan Service95.
“Por, përtej absurditetit, “Të lirë” tregon se çfarë ndodh kur liria mbërrin dhe rezulton shumë më e ndërlikuar nga sa e kishte imagjinuar kushdo. Fabrikat mbyllen, vendet e punës zhduken, familjet ndahen dhe shpërthen lufta civile. Kur përballesh me kaq shumë kuptime dhe versione të ndryshme të lirisë, Lea nis t’i bëjë vetes pyetjen: Çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh i lirë?”.
Service95 është platforma kulturore dhe klubi i librit i krijuar nga artistja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, i cili synon të sjellë në vëmendje libra, histori dhe ide nga autorë të ndryshëm në mbarë botën.
Përmes këtij klubi, Dua Lipa ndan me lexuesit përzgjedhjet e saj mujore, duke promovuar vepra që trajtojnë tema të rëndësishme sociale, kulturore dhe njerëzore.
Service95 është pjesë e një platforme më të gjerë që përfshin gjithashtu artikuj, rekomandime dhe përmbajtje mbi kulturën, artin, modën dhe stilin e jetesës.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)