Alis ia del, Shqipëria kualifikohet në finalen e “Eurovision 2026”
Shqipëria është kualifikuar në finalen e madhe të “Eurovision 2026”, pasi këngëtari Alis siguroi një vend mes finalistëve me interpretimin e këngës “Nân”. Artistit nga Shkodra iu desh të performonte në natën gjysmëfinale të festivalit europian të këngës, i 13-ti në radhë, një numër që mesa duket i solli fat. Ai dha një performancë energjike dhe emocionuese në skenën e madhe të Vienës dhe në krah kishte edhe aktoren Rajmonda Bulku, element […]