Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Europa vijon të përballet me situatë të vështirë për shkak të zjarreve, me qindra vatra aktive që raportohen në të gjithë kontinentin. Këto pamje vijnë nga Maqedonia e Veriut, ku zjarrfikësit, të ndihmuar nga helikopterë dhe banorë të zonës, luftuan për të vënë nën kontroll vatrat masive në Krushevicë, në jug të vendit.
Flakët përfshinë një zonë me bimësi të thatë dhe terren të vështirë malor, ndërsa kullotat favorizuan përhapjen e zjarrit. Në rajon, edhe Serbia dhe Bosnjë‑Hercegovina po përballen me vatra problematike.
Sipas Brukselit, situata e vështirë pritet të vijojë edhe gjatë javës së ardhshme, sidomos në Rumani dhe Hungari.
Një studim ka paralajmëruar se sipërfaqet vjetore të djegura mund të trefishohen deri në fund të shekullit, nëse nuk merren masa.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)