Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Harry Kane është shpallur golashënuesi më i mirë në ligat europiane për sezonin 2025-2026 dhe pasditen e së mërkurës, në Mynih, ka marrë për herë të dytë në karrierë Këpucën e Artë.
Ceremonia e dorëzimit u zhvillua në Muzeun e Bajernit, brenda “Alianz Arenës”, në një event të organizuar nga klubi gjerman, Bundesliga dhe revista gjermane “Kiker”, në bashkëpunim me Median sportive europiane, organizata që administron çmimin.
Ky është trofeu i dytë i tillë për Harry Kane, pas atij të fituar në sezonin 2023-2024, sërish me fanellën e Bajernit. Me dy Këpuca të Arta, anglezi barazon rekordin e dy fitoreve të Gerd Myller dhe Robert Lewandowskit si lojtarë të Bayern Munich.
Vetëm dy futbollistë e kanë fituar më shumë se dy herë: Lionel Messi, gjashtë herë dhe Cristiano Ronaldo katër herë.
Sezoni 2025-2026 ishte spektakolar për kapitenin e Anglisë. Kane shënoi 73 gola në 65 ndeshje zyrtare për klubin dhe kombëtaren, ndërsa dha edhe 8 asiste.
Me këtë shifër, ai regjistroi sezonin e dytë më të mirë për nga numri i golave në shekullin XXI, pas Lionel Messit, i cili shënoi 82 gola në 69 ndeshje për Barcelonën dhe Argjentinën në sezonin 2011-2012.
Vetëm me Bayern Munich, Kane realizoi 61 gola në 51 ndeshje, duke shënuar 36 herë në Bundesliga, 10 herë në Kupën e Gjermanisë, 14 herë në Ligën e Kampioneve dhe një gol në Superkupën e Gjermanisë.
Për të tretin sezon radhazi, anglezi u shpall edhe golashënuesi më i mirë i Bundesligës. Pas çmimit, Kane falenderoi Bajernin:
“Dua të falënderoj Bajernin, stafin, trajnerët dhe shokët e mi të ekipit . Pa ata, nuk do të isha këtu. Ka shumë punë pas një çmimi si ky. Përpiqem ta ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme. Sezoni i kaluar ishte i jashtëzakonshëm dhe jam shumë krenar. Ishte sezoni më i mirë i karrierës sime deri më tani. Ndihem shumë rehat te Bajerni. Ne gjithmonë synojmë gjëra të mëdha dhe duam ta bëjmë përsëri këtë sezon”, tha Kane.
Harry Kane konsiderohet gjithashtu një kandidat kryesor për Topin e Artë të këtij viti.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)